Lajm qe ju befason. Merkel e pret Ramen me 28 Nandor!

Albania Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel, pritet me zhvillue sot nji takim me kreun e qeverisë shqiptare Edi Ramën, në Berlin.

Simbas agjendës, takimi ka me u zhvillue në zyrat e Kancelares Merkel n’orën 14:00.

Ky takim vjen pak ditë mbasi nji deputet i partisë së Merkelit dha qendrimin se Bundestagu ka me i rekomandue qeverisë federale mos me votue pro rekomandimit për çeljen e negociatave me BE’n, nëse Shqipnia nuk plotëson 7 kushtet.

Megjithatë, Rama u shpreh se nuk ka me  marrë për bazë qendrimin e nji deputeti popullist që flet nga ana personale, pa mandat.