Për kend po ndertohet ky muri në Gjermani (video)

Nji mur 3.65 metra i naltë, edhe ma i naltë se Muri i Berlinit , asht tue u ndërtue në qytetin gjerman, Munih, për me i mbrojt vendasit nga refugjatët e ri, të cilët do të vendosen në këtë zonë.

Banorët ban fushatë për ndërtimin e murit, në rrethinën e Neuperlach Sud, mbasi autoritetet vendosen për vendosjen e 160 emigrantëve të rijë të pashoqnuem në nji strehimore të madhe, e cila gjendet ma pak se 100 metra larg zonës së banimit, raporton MailOnline.com.

Ndërkohë, kritiket thonë se muri asht deshmi tjetër për izolimin që votuesit e ndjejnë me politiken e kancelares Angela Merkel për refugjatët.