Lajm qe ju shokon, 10 mijë e 400 persona t’arrestuem, mbi 4 mijë n’burg!

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan kumtoi se 15 Korriku, dita kur asht krye përpjekja për grusht shtet, ka me u shënue si ditë e përkujtimit të viktimave të puçit të pasuksesshëm, njoftojnë mediat e hueja.

“Në 81 qarqe, 79 milionë qytetarë vazhdojnë me kundërshtue ndaj tentativës ma tradhtuese dhe ma të përulun për grusht shtet në historinë e tonë, të kryem më 15 Korrik. Deshiroj me nda me ju, se 15 korrikun e kemi shpall si ditë të kujtimit ndaj viktimave, të cilin ka me shenue çdo vit”, theksoi Erdogan.

Ai shtoi se në operacionin e ndërmarrë mbas përpjekjes për puç deri tash janë arrestue 10.400 njerëz, ndërsa në burg mbeten 4.060 veta.
“Qeveria dhe forcat e sigurisë vazhdojnë vendosmëninë dhe suksesin n’akcionet e tyne. Populli turk duhet të ketë edhe pak durim dhe pak viktimizim”, theksoi Erdogan.

 

9-arrest

 

1-arrest

 

2-arrest

 

5-arrest

 

11-arrest

 

7-arrest

 

10-arrest

 

6-arrest

 

4-arrest

 

3-arrest