Lajm qe ju shokon, kercënohet Kryeprokurori i Shqipnisë, largon familjen nga vendi

Kryeprokurori i Republikës se Shqipnisë Adriatik Llalla asht detyrue me largue femijët dhe bashkëshorten shtatzanë nga vendi në nji vend aleat, mbas kercënimeve që ka marrë për shkak të hetimit të nji dosje të fortë kriminale.

Ngjarja daton së paku dy muej ma parë kur në telefonin e kryeprokurorit Adriatik Llalla kanë mbërri telefonata dhe mesazhe kercënuese anonime.

Burimet i pohojnë Top Channel se kercënimi ka qënë serioz dhe i drejtpërdrejtë në drejtim të zotit Llalla dhe familjarëve të tij ma të afërt.

Të njajtat burime citojnë gjithashtu gjendjen e shqetësueme të kryeprokurorit, bashkëshortja e të cilit priste dhe pret edhe nji femi të tretë.

Kryeprokurori ka njoftue autoritetet qeveritare, Presidentin e Republikës, Shërbimin Informativ dhe më pas janë shtue masat e sigurisë, qoftë në prokurori, shtëpinë private si dhe eskortat për familjarët, dy femijët e tij të cilët janë në shkollë dhe bashkëshorten.