Lajm qe ju shokon, kujna po i tutet tash Fethullah Gulen!

Dijetari dhe mendimtari mysliman, Fethullah Gylen, në nji intervistë për agjencinë prestigjoze të lajmeve në Rusi, “Regnum” shpreh shqetësimet e tij për mundësitë e nji Lufte të Tretë Botnore.

Në intervistën e tij, Gulen i asht përgjigj interesit të gazetarit për konfliktin në Siri, Lindjen e Mesme, Juglindjen dhe Anadollin e Turqisë, çashtjen kurde dhe atë të ISIS.

“Për Sirinë, duhet të mbizotnojë nji qendrim njerëzor dhe i ndërgjegjshëm dhe asht e domosdoshme që komuniteti ndërkombëtar të intensifikojë përpjekjet për gjetjen e zgjidhjeve diplomatike që do t’i jepnin fund konfliktit.

Në këtë çashtje, Shtetet e Bashkuene të Amerikës kanë nji rol të randësishëm, ndërsa Rusia duhet me luejtë nji rol ekuilibrues.

Asht shumë e randësishme që të dy këto shtete t’ulen në tryezën e dialogut dhe të gjejnë nji zgjidhje për këtë çashtje”, ka thanë ndër të tjera Gulen.