Lajm shokues, dhunohet seksualisht nji 72 vjeçare

Mjekët kujdestarë në repartin e gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, të Martën mbrama kanë pranue nji rast shumë të randë.

Një grue 72 vjet ka përfundue në QKUK mbasi asht dhunue seksualisht gjatë mbramjes në kryeqytet.

Insajderi ka marrë vesh se 72 vjeçarja ka qenë e lëndueme shumë si pasojë e dhunës seksuale që kanë ushtrue ndaj saj.

Policia e ka konfirmue për Insajderin rastin e ndodhun por nuk ka pranue me japë më shumë informacione.

“Po mundemi me konfirmue se ka ndodh rasti, por për shkak të ndjeshmënisë së hetimeve nuk mund të jepen ma shumë informacione”, ka thanë Bajram Krasniqi, zadhanës i Policisë së Kosovës.

Ai nuk ka tregue për lëndimet që ka marrë e moshuemja por vetëm ka tregue se nuk ka asnji të arrestuem.

 

Shperndaje në: