Lajme të mira nga Parisi për Kosovën dhe Shqipninë

Komisioneri për Zgjerim Johannes Hahn ka thanë sot ne forumin biznisor për Ballkanin Perendimor që po mbahet në Paris se BE ka me i nda 150 milionë euro për vendet e rajonit që ka me i mundësue lidhjet ndërmjet tyne.

Ai ka thanë se potenciali që e kanë vendet e rajonit ka me u shfrytëzue plotësisht vetëm nëse zbatohen reformat në tansi.

Kemi vendosë që me i nda 96 milionë euro për tre projekte infrastrukturore në Serbi, Shqipni dhe Kosovë. Po ashtu, kemi me i sigurue edhe 50 milionë euro për masa ekologjike siç asht efikasiteti energjetik në ndërtesa banimi dhe hidro-projekte” ka thanë ai.