Lajme të mira po vijnë, thotë Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thanë se Majlinda Kelmendi ka sjellë gezim në secilën familje.

Ai ka thanë se qytetarët e Kosovës duen suksese dhe kjo asht pa dje në mënyrën se si asht prit Majlinda në aeroport, në rrugët e Prishtinës dhe në Pejë.

Mustafa ka paraqit edhe disa pika të tjera, tue thanë se marrëveshja e nënshkrueme me Britaninë ka me mundësue vendosjen e standardeve të reja në menaxhimin e ndërmarrjeve publike dhe institucioneve tjera.

Gjithashtu, ai ka thanë se priten lajme nga Brukseli për me pajisë Kosovën me Kodin e vet telefonik.

Në vazhdën e lajmeve të mira të cilat i ka rendit Mustafa, hyn edhe vizita e Joe Biden në Kosovë.

Lexoni statusin e plotë të Mustafës në Facebook:

Të dashur miq,

Majlinda Kelmendi, dje, solli në Kosovën tonë Medaljen e parë dhe të Artë Olimpike. Ajo solli gëzim në secilën familje. Mënyra se si u prit Majlinda në Aeroport dhe në rrugët e Prishtinës dhe të qytetit të saj të lindjes, Pejës është tregues çka duan qytetarët. Ata duan suksese. Nuk duan sherre e debate të panevojshme.

Në ditën e djeshme filloi zbatimi i strategjisë për hapjen e urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë. Majlinda dhe Ura e Ibrit e përmbyllen mirë një javë të gjatë e mot të paqendrueshëm vere.

Këtë javë e nisëm me nënshkrimin e Marrëveshjes së mirëkuptimit ndërmjet Kuvendit, Qeverisë dhe Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar për ofrimin e mbështetjes në rekrutimin e pozitave të larta.

Marrëveshja do të na mundësojë të vendosim standarde të reja në menaxhimin e ndërmarrjeve publike dhe insitucioneve të tjera.

Nga Brukseli presim lajme për ta pajisur Kosovën me Kodin e vet ndërkombëtar telefonik.

Kosovën e nderon me vizitë burrështetasi i lartë, zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden.

Këto lajme të mira duhet ti përjetojmë të gjithë ne! I.M