Lajmërohet Edita Tahiri me ekipin e saj nga Brukseli, janë shëndosh e mirë

Sulmet terroriste që kanë ndodh sot në mëngjes në Bruksel, lanë të vdekun dhetra njerëz dhe dhetra tjerë të plagosun.

Në kryeqytetin europian gjendet edhe ministrja pa Portofol e Qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri, e cila atje ka udhëtue me ekipin e saj për me marrë pjesë në takimin e parë të Grupit Punues për diplomat që asht krye dje, ndërsa sot asht dashtë me u diskutue për kadastrat.

Në nji komunikim me KosovaPress konfirmohet se Tahiri bashkë me ekipin e saj janë shëndosh e mirë dhe në nji vend të sigurt.

Tahiri tha se takimi që ka pasë me u zhvillue në Bruksel dhe asht anulue për shkak të situatës së krijueme në mëngjes.