Lajmërohet Rada, qe çka thotë për Listën Serbe e UÇK’n!

Politikanja serbe nga Kosova, Rada Trajkovic ka thanë se Lista Serbe mundet me luejtë nji rol historik në thyemjen e siç ka thanë ajo të ashtuquejtunës “Ushtri Çlirimtare e Kosovës” e udhëhequn nga Hashim Thaçi, dhe e themelueme 18 vjet ma parë.

Trajkovic në nji intervistë për të përditshmen serbe ‘Danas’ deklaroi se kjo mundet m’u ba me nji koalicion me njerëz që nuk ishin në pushtet gjatë gjithë kësaj kohe në Kosovë.

“Na të gjithë e dimë se sistemi i UÇK’s, e cila asht 18 vjet vazhdimisht në pushtet simbolizon vrasjen, persekutimin, rrëmbimin e serbëve, trafikimin e organeve, spastrimin etnik, plaçkën e pronës së serbëve”.

“Me hymjen në Qeveri, Lista Serbe forcoi në nji mënyrë të caktueme dhe shfuqizoi koalicionin e luftës, e cila asht shumë e randësishme për ta që të kenë serbë të cilët në njifarë mënyre mendojnë se ata mund të jenë përgjegjës për me ba nji koalicion “, tha Trajkovic.

Shperndaje në: