Lajmi i fundit: 41 të vramë dhe 239 të plagosun nga sulmet terroriste në Stamboll

Randohet bilanci i viktimave dhe të plagosunve nga sulmet terroriste të ndodhuna mbramjen e djeshme në aeroportin e Stambollit.

Ma s’paku 41 persona janë vra dhe 230 persona të tjerë janë plagos në sulmet me bomba dhe të shtëna armësh n’Aeroportin Ataturk.

Numri i viktimave dhe të plagosunve konfirmohet nga guvernatori i Stambollit simbas të cilit 13 nga viktimat janë shtetas të huej.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i denoi sulmet, tue thanë se “civilë të pafajshëm” janë viktima.

Ai tha se sulme të tilla “të urryeme” mund të ndodhin në çdo aeroport në botë.

“I bajmë thirrje botës, sidomos vendeve perëndimore, që të marrin qendrim të fortë kundër terrorizmit”, tha Erdogan.

“Tre kamikazë kanë krye sulmin”, tha guvernatori i Stambollit, Vasip Sahin.

Policia turke ka shtënë me armë zjarri për me ndalue sulmuesit në nji hymje t’aeroportit, njofton ‘Reuters’.
Bahet e ditun se sulmuesit mund të kenë aktivizue mjetet shpërthyese në hymje të terminalit ndërkombëtar.

‘Reuters’ citon dëshmitarë të kenë thanë se persona të armatosun kanë shtënë edhe nga vendparkimi i aeroportit.