Lajmi i Fundit: 90 të vdekun dhe 1,154 të lënduem në Turqi

Agjencia shtetnore e lajme turke, Anadoly Agency ka raportue se numri i viktimave ka shkue në 90.

Simbas AA, 1,154 persona janë plagos.

Kryeministri turk, Binali Yildirim, ka thirrë sot nji takim urgjent për puçin ushtarak.

Nji pjesë e ushtrisë u përpoq të përmbyste qeverinë gjatë orëve të vona të së Premtes dhe mëngjesit të së Shtunës, tue përdor tanke dhe helikopterë, si dhe tue bllokue ura dhe marrë nën kontroll disa media.