Mediat belge mohojnë lajmin për arrestimin e Najim Laachraoui

arrest bruksel

I dyshuemi për sulmet në Bruksel, Najim Laachraoui, që u raportu se asht arrestu në nji piceri del të jetë i pavërtetë.

Gazeta belge La Libre Belgique tha nji person tjetër asht arrestu në Anderlecht dhe jo terroristi Najim Laachraoui, raporton Reuters.

Media belge DH kishte raportu se sulmuesi ishte kap në Anderlecht të Belgjikës në nji piceri.

Policia dhe prokurorët në lidhje me rastin do të dalin në nji konferencë për media sot mbasdite.

Mediat belge mohojnë lajmin për arrestimin e Najim Laachraoui.

 

Lajmi i fundit: Arrestohet terroristi Najim Laachraoui

 

Arrestohet i mbijetuemi kryesor, Najim Laachraoui raportojnë mediat belge.

Ai asht ba i njohun edhe si ‘burri me të bardha’ për shkak se mban veshun nji xhakete te bardhe te kapun nga kamerat e sigurisë n’aeroportin e Brukselit.

Bashkë me të në foto janë edhe dy kamikazët që hodhën veten n’erë.

Ata janë identifiku si vllaznit belgë, Ibrahim dhe Khalid El Bakraoui.

Sulmi i tyne kamikaz la të vramë 34 persona.

I arrestuemi Najim Laachraoui asht personi që ka përgaditë edhe jelekët vetëvrasës për masakrën e Parisit.

Këta xhihadistë pra kanë lidhje me dy masakrat.

 

kreu i terrorit