Lajmi i fundit: Azem Syla jep dorëheqje nga tana përgjegjësite institucionale

Azem_Syla

Deputeti i PDK’s, Azem Syla sapo dha dorëheqje nga tana përgjegjësitë institucionale, nga pozita e deputetit të Kuvendit të Kosovës.

Në nji deklaratë me shkrim për Indeksonline, Azem Syla thotë se këtë po e banë për me i dhane mundësi drejtësisë me punue pa ndikime, edhe pse simbas tij, ai asht i pafajshëm.

Deklarata e plotë:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, nga sot ofroj dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha përgjegjësitë institucionale, nga të qenit deputet i Kuvendit të Kosovës.
Hetimi i filluar ndaj meje është padrejtësi, por unë dëshiroj t’i jap hapësirë dhe mundësi drejtësisë të punoj pa ndikime.