Lajmi i fundit, hetuesit gjejnë ditarin me 63 faqe të Astrit Deharit!

 

Hetuesit që po merren me zbardhjen e rastit të vdekjes së Astrit Deharit, kanë gjetë nji ditar personal të tij në dhomën e tij dhe janë tue lexue përmbajtjen e tij.

Burime të Indeksonline mbrenda Prokurorisë bajnë të ditun se hetuesit po lexojnë dhe po analizojnë çdo pjesë të ditarit të Astrit Deharit i cili asht shkrue gjatë kohës së paraburgimit.

I njajti burim, ka tregue se simbas informacioneve të sigurueme, javën e kalueme Astrit Dehari asht vizitue nga familjarët e tij disa herë, por gjithmonë ata kanë qenë të shoqnuem nga nji përfaqësues i Vetëvendosjes.