Lajmi i fundit: Kosova pranohet n’FIFA

Kosova edhe zyrtarisht asht anëtare e 210 e FIFA’s.

Kongresi 66 i FIFA’s, që u mbajt në Meksiko, ka vendos që përfundimisht me pranue Kosovën si anëtare të saj të re, tue i dhanë fund nji periudhe të tmerrshme për futbollin kosovar për me nise nji epokë të re të ndritshme.

Federata e Futbollit të Kosovës u pranua me 141 vota.

Përpara votimit, që ishte në pikën 15 të rendit të ditës, Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, kërkoi mbështetjen e vendeve anëtare, ndërsa menjiherë mbas tij e mori fjalën nënkryetari i Federatës Serbe të Futbollit.

Tue rikujtue dështimin e Serbisë para 10 dite, për me pengue pranimin e Kosovës në UEFA, ai u bani thirrje vendeve anëtare të FIFA’s që mos me votue për Kosovën si nji vend joanëtar të OKB, sepse simbas tij, kjo asht në kundërshtim me statutin e Federatës.
Por 15 sekondat e votimit i mjaftuen Kosovës me marrë mbështetjen maksimale të 141 vendeve, e mbas kësaj, Fadil Vokrrit iu dorëzue simbolikisht flamuri i FIFA’s.

I emocionuem për fitoren, Fadi Vokrri u ngjite edhe nji herë në tribunën e Kongresit, por këtë herë për me falenderue për votën pro Kosovës.

Javë ma parë FFK u pranue edhe në shtëpinë europiane të futbollit, UEFA.

Në përqindje Kosova ka marrë 86% të votave, pra 141 vota pro, ndersa 14% ishin kunder.

Mbas pranimit në FIFA, Kosova do të ketë të drejtën me luejt në kualifikimet e kampionatit botnor ‘Rusi 2018’.

Edhe pse kishte kundërshtarë të shumtë për pranimin e Kosovës në FIFA, ma në fund drejtësia erdhi në vend, fitoi futbolli, fitoi Kosova e cila asht në FIFA e barabartë me të gjitha shtetet e botës.