Lajmi i mirë lidhun me Zonën Schengen

Komisioneri i BE’s për Migracion, Dimitris Avramopulos, konsideron se nuk duhen me u vazhdue masat e jashtëzakonshme të kontrollove mbrenda Zonës Schengen, mbasi kriza me emigrantë asht zbutë.

Bashkimi Europian jau kishte lejue Austrisë, Danimarkës, Gjermanisë, Suedisë dhe Norvegjisë, e cila nuk asht anëtare e BE’s me vazhdue procedurën e kontrollimit të dokumenteve personale në pikat e tyne kufitare.

Avramopoulos ka thanë se këto verifikime kanë qenë të arsyeshme, por shkaqet për të cilat janë vendosë nuk egzistojnë ma.

“Besoj se ka ardhë koha që t’i kthehemi funksionimit normal të Schengenit” ju ka thanë gazetarëve, Komisioneri Avramopoulos.