Lajmi për ndamjen e AKR dhe Alternativës nga LDK’ja, qe çka thojnë Mimoza Kusari dhe Korab Sejdiu

Simbas raportimit të mediave, thuhet se AKR’ja dhe Alternativa kanë ba kërkesë në KQZ që subjektet e tyne të jenë në nji grup të vetëm parlamentar, e jo me LDK’n e Isa Mustafës. Këtë raportim, e kanë hedhe poshtë Korab Sejdiu nga AKR dhe Mimoza Kusari – Lila nga Alternativa.

Korab Sejdiun nga AKR’ja thote se për këtë gja ka ndigjue vetëm nga mediat dhe se nuk asht në dijeni për nji kërkesë të tillë.

“Nuk jam në dijeni se asht ba nji kërkesë e tillë, këtë nga mediat po e ndigjoj”, tha Sejdiu.

Nji gja të tillë e ka konfirmue edhe Mimoza Kusari – Lila për Express, e cila ka thanë se LAA vazhdon me punue në grup.

“Jo nuk asht e vërtetë, na jemi prapë nji grup parlamentar dhe po veprojmë bashkë dhe koordinimin për votim dhe procedura në Kuvend i kemi të përbashkët”, ka thanë Kusari-Lila.