Lajmi qe e jep kryeministri: 50 zyrtarë po hetohen për korrupcion!

Kryeministri Isa Mustafa ka thanë se Kosova ka shenue vlerësim pozitiv ne luftën kundër korrupcionit.

Ai ka thanë se raporti i Transparency Internacionale kallxon se perceptimi i qytetarëve dhe ballafaqimi i tyne me korrupcionin janë të ndryshme.

Ai ka thanë se janë tue u hetue 50 zyrtarë për korrupcion si dhe janë ngrit nji numër i madh i aktakuzave për krim të organizuem.

Mustafa ka ba thirrje që të ketë bashkëpunim nga të gjithë për me luftue korrupcionin por ka thanë se duhet të paraqitet gjendja reale, e jo që Kosova të “paraqitet si shtet i korruptuem sepse kështu e izolojmë veten”, ka thanë Mustafa.