Lajmi qe po tronditë Amerikën: Obama manipuloi zgjedhjet me 4 milionë votues të vdekun! (video)

hillary-obama

Zgjedhjet janë nji e drejtë e madhe në Shtetet e Bashkueme, mbasi njerëzit atje e marrin votimin shumë seriozisht, për amerikanët kjo asht nji nga pjesët thelbësore të demokracisë.

Por, nji nga gjigandët mediatik, i cili nuk ka mbajt asnji krah politik në këto zgjedhje presidenciale, “Fox News” ka trondit amerikanët dhe ka vu në dyshim të drejtën e njerëzve për me votue mbas nji interviste me nji specialist zgjedhor.

Eksperti i zgjedhjeve Christian Adams tha për ‘Fox News, se ka 4 milionë njerëz të vdekun që janë regjistrue si votues në Shtetet e Bashkueme për zgjedhjet presidenciale të 8 Nandorit.

Ai ka vërtetue se demokratët janë tue u përpjek me manipulue zgjedhjet që janë në vazhdim e sipër në këtë vend për me u sigurue që të mbeten në pushtet në Shtëpinë e Bardhë.

“Ka pasë të paktën 4 milionë të vdekun në listat e votuesve amerikanë – tha Adams, tue shtue se listat aktuale të votuesve janë në favor të demokratëve, sikurse edhe të dhanat se të vdekunit “kanë votue” në favor të demokratëve.

Adams ka nji informacion shumë të gjanë rreth këtyne provave dhe rreth procesit, kjo për shkak sepse ma parë ka qenë Prokuror i Seksionit të Votimit në Departamentin e Drejtësisë.

Madje Christian Adams shkoi aq larg sa pranoi ankesat ligjore kundër Philadelphia Broward Country, Florida, ku listat e votuesve janë të korruptueme, shkruen ‘Daily Post’

J.Christian Adams tha teksualisht se ” Njerëz të vdekun kanë votua dhe kjo asht nji gja për të cilën administrata nuk ka me ba asgja. Me sa duket ata e pëlqejnë këtë. Me siguri ata e pëlqejnë, sepse ata votojnë për, kemi  plot 4 milionë votues të paligjshëm dhe të vdekun në listat e votuesve n’Amerikë.