Lajmi qe vjen nga Turqia ka me ju befasue!

Gjendja e jashtëzakonshme në Turqi ka me u zgjatë edhe për tre muej të tjerë, tha presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

Ai tha se gjendja e tillë asht e nevojshme për me luftue kercënimet kundër qeverisë, mbas grushtshtetit të deshtuem në muejin Korrik.

Gjendja e jashtëzakonshme i jep Erdoganit dhe qeverisë kompetenca gjithëpërfshimëse.

Që nga kaosi i Korrikut, Erdogan e ka shfrytëzue atë për me lëshue dekrete për mbylljen e institucioneve, perfshi media, si dhe për shkarkimin dhe arrestimin e dheta-mija personave, të dyshuem për lidhje me klerikun fetar, Fethullah Gulen.

Qeveria fajëson Gulenin për organizimin e përpjekjes për puç.

Gulen, i cili jeton në mërgim në SHBA, i mohon akuzat.

Ankaraja, megjithatë, kerkon ekstradimin e tij.