Lajmi se ka me qenë ministër -Flet Jakup Krasniqi, befason me deklaratën e tij

jakup krasniqi rrokum

Nismës për Kosovën iu nda Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, por duket se ajo ka me pasë problem me gjetë prijësin ideal të këtij dikasteri.

Sot u përfol Jakup Krasniqi si mundësi për me udhëheqë këtë dikaster, mirëpo ai nuk mendon ashtu.

I kontaktuem nga Gazeta Metro, Krasniqi ka mohue se emni i tij po diskutohet për me qenë ministër.

“Nuk ka gja të vërtetë nga ai lajm”, ka thanë Krasniqi për Metron.

Madje, Krasniqi ka thanë se për Arsimin duhet angazhim i krejt faktorëve, por ai asht shprehë skeptik se ‘arsimit kanë me ju qasë me gjithë mend’. Ai dyshon në koalicionin e ri, mbasi thotë se nuk e din që kjo përbamje politike mundet me marrë seriozisht arsimin.

“Nuk e di sesa kjo përbamje politike asht e gatshme që arsimit me ju qasë me gjithë mend”, ka thanë Krasniqi.

Shperndaje në: