Lajmin qe e ka dhanë Zv/kryetari i PDK’s ka me e deshperue Opozitën!

 

PDK vazhdon me i pasë dy qendrime sa u përket zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme.

Idenë për me shkue në zgjedhje po e përkrahin zyrtarët e nivelit të dytë në Partinë e Kadri Veselit.

Ndërkohë, pjesa tjetër e zyrtarëve të PDK’s po thonë se zgjedhjet mbahen më 2018 si parashihet me kalendarin zgjedhor.

Nji mendim të tillë e ka edhe zavendëskryetari i PDK’s, Enver Hoxhaj.

“Qendrimi jonë asht që të kemi kontuinitet dhe që zgjedhjet me u mbajtë në kohën e parashikueme”, ka thanë Hoxhaj, n’intervistën për DW.

“Raportet mes partnerëve të koalicionit PDK – LDK janë jashtëzakonisht të mira. Zgjedhjet e jashtëzakonshme nuk janë ndonji temë që po e trajtojmë në parti apo Qeveri”, ka shtue ai.

Ndërkohë, idenë se dikush po kerkon zgjedhje të reja, Hoxhaj e ka quejt normale.

“Na jemi vend demokratik dhe në partitë tona mund të ketë mendime të ndryshme. Por na duem të kemi qendrueshmëni dhe stabilitet në koalicion dhe në vend”, ka deklarue Hoxhaj.