Lanë Zvicren me ardhë me luftue, po kjo asht gjendja e tyne!

E kishin lanë Zvicrën dhe Gjermaninë për me ju bashkangjitë UÇK’s, ndërsa 17 vjet mbas çlirimit të Kosovës janë shendrrue në raste të randa sociale.

Ish luftarët, që lanë jetën lluksoze në Europë, çdo muej hyjnë borxh nëpër dyqane të ndryshme për me i ble ushqimin familjarëve të tyne.

Nazif Erlishta kishte lëlanë Zvicrën për me marrë pjesë në betejën e lavdishme të Koshares, ndërsa 17 vjet mbas përfundimit të luftës në Kosovë po kërkon pare borxh për me ble miell për dhetë anëtarët e familjes së tij.

Erlishta nga fshati Begaj (ish-Novosella e Begut), të komunës së Vushtrrisë, gjithçka që u ka shtrue në sofër për me hangër familjarëve i ka marrë borxh te nji dyqan i lagjes, derisa edhe miellin e ka marrë hua.

Nazifi numëron plagët e marra gjatë luftës së fundit dhe ato që i kanë mbetë gjatë qëndrimit nëpër burgjet serbe, mbasi që ishte zanë rob në Koshare si pjesëtar i brigadës “138 Agim Ramadani”, shkruen sot gazeta ‘Zeri’.

Tash edhe pse ka nisë me marrë pensionin e invalidit të UÇK’s, atij nuk po i dalin këto pare që me i plotësue nevojat elementare të familjes.

auto_auto_Beqiri_copy14669215561466922264