Lansohet programi i USAID’t për Drejtësinë

USAID vazhdon me mbështetjen dhe fuqizimin e sektorit të Drejtësisë përmes programit katër vjeçarë i cili synon avancimin e sundimit të ligjit tue u siguru në funksionimin ma profesional e llogaridhanës të tij.

Në anen tjetër, Kryetari i Gjykatës e Kryesuesi i Këshillit Gjygjësorë të Kosovës Enver Peci,vlersoi naltë ndihmen e USAID’t dhe u zotue për përpjeke të matutjeshme për me çue përpara sistemin e Drejtësisë.

Simbas Pecit falë këtyne programeve, Drejtësia tashma ka nji sistem ma të mirë e në kuadër të përmbaruesve privat e drejta trashëgimore e grave asht fuqizu në tansi.

Ndërsa udhëheqësi i programit Robert Locary përmendi angazhimin e pandalshëm të SHBA’ve në zhvilimin e sistemit të Drejtësis e sundimit të ligjit në Kosovë.

Derisa edhe përfaqësuesitë e ministrisë së Drejtësisë vlersuen naltë mbështetjen e SHBA’ve për sundimin e ligjit tue premtue investime të matutjeshme për funksionim ma të madhë.

Programi për fuqizimin e sistemit të Drejtësis ka me trajtue implementimin e marrëveshjes së parë të parimeve që rregullojnë normalizimin e marrëdhanieve mes Serbisë e Kosovës dhe shtrimjen e integrimin e gjykatave edhe në veri të vendit.