Largohen nga detyra 29 kolonelë dhe 5 gjeneralë, shpëtohet Shefi i Shtabit

Ministri i Punëve të Mbrendshme të Turqisë, Efkan Ala ka largue nga detyra 29 kolonelë dhe 5 gjeneralë anëtarë të Organizatës Terroriste FETÖ, njofton Anadolu Agency.

Ushtria ka krye operacion ndaj Komandës Kryesore së 4’të të Bazës Avione ku ka shpëtue Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, Gjeneralin e Përgjithshëm Hulusi Akar. Akar asht tue u dërgue në zonë të sigurt.

Njoftohet se në kuadër të hetimeve të nisuna në lidhje me përpjekjen për grusht shteti të anëtarëve të organizatës terroriste seperatiste FETÖ/PDY, në krejt Turqinë janë arrestue 754 anëtarë të Forcave të Armatosuna turke.

Helikopteri ushtarak që u përdor nga puçistët e organizatës terroriste separatiste FETO/PDY dhe i cili bombardoi TURKSAT’in, u rrxue në Golbasi.

Kryeministri Yildirim i ka falënderue liderat e opozitës të cilët tha se i dolën zot demokracisë.

Tue tregue qëndrim të vendosun, u pozicionuen n’anën e qeverisë.

Së dyti, qytetarët tanë nuk ju lëshuen rrugët puçistëve, i falënderoj shumë.
Megjithatë, qytetarët tanë kurrë të mos ndahen, të nisen nga shtëpitë drejt shesheve e të mos i lamë ato të zbrazëta.”/AA/