Largohen qytetarët nga banesat e uzurpueme në Dardani, kend e fajësojnë ata!

Komuna e Prishtinës me asistimin e njisisë speciale të Policisë së Kosovës ka nis largimin e qytetarëve nga banesat në lagjen Dardania të Prishtinës.

Gazmend Muçolli, përfaqësues i banorëve tha para mediave se para kësaj qëndron kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe drejtori i Ndërmarrjes Publike Banesore, Nexhat Kryeziu.

Simbas tij, largimi i banorëve të cilët jetojnë në këto banesa që 18 vjet po bahet për përfitime personale të individëve të caktuem.

“Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe Nexhat Kryeziu, drejtori i ndërmarrjes publike banesore janë mbrapa kësaj. Në këto banesa jemi fut në vitet 99 dhe prej kafshatës së gojës kemi nda pare dhe jemi mundu për me i ba të banueshme”, ka thanë Muçolli.

Ai ka kritikue Vetëvendosjen tue thanë se asht mundue m’u paraqitë populliste gja që simbas tij, nuk paska qenë ashtu.