Largohet asambleistja e VV’s në Viti, qe arsyet

Lëvizjen Vetëvendosje e ka lëshue edhe nji ish-kandidate për deputete, tash asambleiste në Kuvendin Komunal të Vitisë, Majlinda Ostrogllava, raporton Indeksonline.

Ostrogllava ka qenë kandidate për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit nacionale.
Ajo ka thanë se vendimin për me u largue nga Vetëvendosje e ka marrë për shkak se ish-partia e saj asht tue përbuzë sakrificën e aktivistëve tue marrë vendime në kundërshtim me vullnetin e tyne.

“Si pasojë e vendimeve të fundit të imponueme nga niveli qendror, jam detyrue me marr vendim që aktivitetin politik si përfaqësuese e qytetarëve në Kuvendin Komunal të Vitisë me vazhdue e pamvarun. Këto vendime janë në kundërshtim me vullnetin e simpatizantëve, aktivistëve dhe përfaqësuesve të Lëvizjes në Viti, dhe kanë përmbyll nji proces që e ka ndryshue përfundimisht Lëvizjen e Vitisë. Lëvizja në Viti ma nuk mund me qenë subjekt që përfaqëson ndryshimin, por ka përbuzë sakrificën e aktivistëve të saj në këtë komunë dhe asht vnue në shërbim të plotë të individëve dhe grupeve që kanë përgjegjësi për gjendjen e randë të Vitisë, në të gjitha aspektet”, ka thanë Ostrogllava.