Largohet avioni i fundit luftarak gjerman nga baza turke Incirlik

Mbas vendimit të Gjermanisë për tërheqjen e avionëve ushtarakë dhe të zbulimit nga baza ajrore në Incirlik të Adana’s, edhe avioni i fundit i zbulimit i tipit Tornado u largue nga baza.

Në deklaratën e bame dje nga Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë, avioni i fundit nga 5 avionët që ndodheshin në bazë mbërriti në bazën ajrore Buchel në Rheinlandpfalz.

Parashikohet që avionët zbulues, të cilët u tërhoqën nga baza ajrore në Incirlik, të mbahen për nji kohë në vend para se të dislokohen në bazën ajrore Muvafak Salti në qytetin Azrak të Jordanisë.