Mbas daljes se Britanisë, tash nisin largimet n’BE

Komisioneri i Britanisë së Madhe në BE, Lord Hill, ka dhanë dorëheqje sot, tue thanë se “çfarë asht ba nuk mund të zhbahet dot”, mbasi Britania e Madhe votoi t’Ejten në nji referendum historik për me u shkëput nga BE.

Në nji komunikatë për media, ai ka thanë se beson se nuk asht e drejtë për të, me vazhdue me punën e vet si komisionar në krye të shërbimeve financiare, njofton BBC.
Por, ai do të mbetet në detyrë edhe për disa javë për me sigurue nji dorëzim detyre t’organizueme.

Si aleat i afërt me kryeministrin David Cameron, Lord Hill kishte argumentue për Britaninë me qëndrue në BE.