Latif Gashi kallxon pse nuk pranoi me qenë kandidat për deputet në listën e PDK’s

Anëtari i PDK, Latif Gashi ka konfirmue se nuk ka me kandidue për deputet nga radhët e kësaj partie, për shkak të aktvendimit nga Gjykata e Apelit.

Gashi për lajmi.net ka thanë se ka vendosë me respektue vendimin e Gjykatës së Apelit, edhe pse pretendon se ai vendim ka qenë i padrejtë.

“Po, unë kam hekë dorë nga posti i kandidatit për deputet. Me siguri e dini se kam dhanë dorëheqje nga pozita e deputetit mandatin që shkoi, mbas aktvendimit të formës së premë nga Gjykata e Apelit, të cilin e kam respektue”, ka thanë Gashi.

 

Latif Gashi ka qenë i dënuem për kryemjen e krimeve të luftës ndaj popullatës civile nga Gjykata.