Latif Gashi shkon në Smrekovnicë për ta mbajt pjesën e mbetun të burgut

Ish-deputeti i PDK’s dhe njani nga eprorët në Zonën Operative të Llapit, Latif Gashi ka shkue vullnetarisht ta mbajë edhe nji pjesë të burgut që i ka mbet, mbasi ishte denue bashkë me “Grupin e Llapit”.

Gashi asht përcjell nga familjarët e tij dhe shokët e luftës, kurse burgun do ta mban në Smrekonicë të Vushtrrisë.

Para pak dite Gashi kishte shkru në Facebook se do të shkon ta vuen edhe nji pjesë të mbetun të denimit dhe e ka konsideru si denim të padrejtë.

Ai kishte thanë se për lirinë dhe pamvarësinë e atdheut kurrë nuk asht mjaft të sakrifikohet.