Latifi: Kush beson se VV asht fituese, ka nevojë për klinikë psikiatrike

Blerim Latifi, këshilltar i ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, ka thanë se Lëvizja Vetëvendosje nuk mundet me u cilësue si fituese e zgjedhjeve të 11 Qershorit.

Simbas tij, “duhet t’i thejmë ligjet e logjikës dhe matematikës që me mujt me thanë se 35 për qind asht ma pak se 27 për qind”.

“Por, na nuk mundemi me ba këtë dhe kushdo që tenton, tregon se ka nevojë për nji klinikë psikiatrike. Pra, kjo asht premisa e pashmangshme prej nga duhet të niset procesi: ai që ka marrë shumicën e votave në procesin elektoral duhet me formue Qeverinë”, ka thanë ai./Express