Laux: Plani i CIA për me rrxue prej pushteti al-Assad, u refuzue nga Obama

laux.jpg

Ish-zyrtari i CIA’s, Doug Laux, n’intervistë ekskluzive për NBC News, ka thanë se Presidenti i Shteteve të Bashkueme të Amerikës, Barack Obama, ka refuzue zbatimin e nji plani që CIA e kishte pregadite për me rrxue nga pushteti Presidentin sirian, Bashar Al-Assad, dhe për me i mbështetë kryengritësit sirianë.

Ai ka thanë se kjo iniciativë ishte mbështete nga vendimmarrësit kryesor në Washington, përfshi edhe shefin atëhershëm të CIA’s, David Petraeusin, Hillary Clinton, që ka shërbye si Sekretare e Shtetit, dhe Sekretari i Mbrojtjes në atë kohë, Leon Panetta.

Por, simbas Laux, ishte Obama ai që e kishte refuzue zbatimin e këtij plani, sepse ai nuk ishte i bindun se plani kishte me rezultue i suksesshëm.

“Krijuem rreth 500 opcione për me lehtësue zbatimin e planit. Por, lidershipi politik nuk na dha leje për me zbatu ndonjanin prej tyne”, ka theksue ai.

Disa në Washington besojnë se po të vihej në zbatim ky plan, kishte me u ndalë gjakderdhja në Siri, kishte me u ndërpre zgjanimi i vazhdueshëm i DAESH’ dhe kishte mepshtue Europa prej sulmeve te paprecedenta terroriste dhe turmat e refugjatëve. Por, Laux kishte edhe vete dyshime:

“Mendoj se kjo gja asht e pamundun me u parashikue”.