Lavdohet Hoti, te hyra rekorde në Gusht!

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ministri i Financave Avdullah Hoti ka thanë se trendi i mirë në inkasimin e të hyrave asht tue vazhdue.

Simbas tij në muejin Gusht, janë shënue të hyra rekorde, dogana ka inkasue 115 milionë euro, ndërkohë rritja asht mbi 15% në tanësi, në raport me periudhën e njajtë të vitit të kaluem. Trendi i ulët për shpenzimet kapitale, deri tash janë shpenzue vetëm nji e treta e mjeteve të parapame.

Këto informata Hoti i dha në mbledhjen e Qeverisë, mbas kerkesës së Kryeministrit Mustafa lidhun me performancën e të hynave dhe shpenzimeve buxhetore.

Isa Mustafa ka thanë se duhet me marrë masa që të rritet shpenzimi i mjeteve kapitale, mbasi që jemi shumë vonë për me shpenzue vetëm nji të tretën e shpenzimeve, tue shtue se këto shpenzime duhet të jenë racionale.