LDK dhe VV tregojnë mundësitë e koalicionit

Përderisa nga Lëvizja Vetëvendosje kanë hapë udhën e bashkëpunimit me LDN’n për formimin e qeverisë së re, nga kjo e fundit ende nuk ka ndonji veprim konkret, e nji gja e tillë nuk pritet me ndodh deri në certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 11 Qershorit.

Kështu të paktën ka lanë të kuptohet nënkryetari i LDK’s, Haki Rugova, i cili i tha “Gazeta Blic” se deri mbas certifikimit të rezultatit zgjedhor nuk munden me dfolë asgja lidhun me nji koalicion të mundshëm LVV-LAA.

“Pa u certifikue zgjedhjet nuk mundemi me bisedue për asgja”, tha shkurtimisht ai.

Ndërsa, Shqipe Pantina, kandidate për deputete nga VV ka thanë se qeveria e re duhet me u formue nga koalicioni LVV-LAA me kryeministër Albin Kurtin.

“Sa i përket qeverisë së re, unë mendoj se duhet të ndërtohet nga VV dhe koalicioni LAA ku kryeministër kishte me qenë Albin Kurti, megjithatë kjo ka me u pa mbas certifikimit të rezultateve si dhe negociatave mes LVV dhe koalicionit LAA”, ka thanë Pantina.