LDK e Isa Mustafa urojnë Kadri Veselin

isaveseliii

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka urue Partinë Demokratike të Kosovës për Konventën e sotme, si dhe zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë.

Simbas nji komunikate, kryetari i LDK’s Isa Mustafa i ka urue suksese kryetarit të PDK’s, Kadri Veseli, tue shpreh besimin në bashkëpunim të matejmë në kuadër të përpjekjeve të përbashkëta të shoqnisë dhe skenës politike kosovare.

Mustafa ka shpreh besimin se ky bashkëpunim do të jetë edhe në fushën e zhvillimit ekonomik, në fuqizimin e shtetit, në miqësi të vazhdueshme me SHBA’t, vendet e BE’s dhe shtetet tjera mike.

“Kryetari i LDK’s, Akademik Isa Mustafa i uron suksese z. Kadri Veseli në këtë detyrë, tue shpreh besimin në bashkëpunim të matejmë në kuadër të përpjekjeve të përbashkëta të shoqnisë dhe skenës politike kosovare për avancimin e proceseve integruese euroatlantike, për zhvillim ekonomik dhe fuqizim të shtetit, në miqësi të vazhdueshme me SHBA’t, vendet e BE’s dhe shtetet tjera mike”, thuhet në komunikatë.