LDK e PDK ia kthen Vetëvendosjes me bojkot të Kuvendit të Prishtinës

Kjo ishte mbledhja e dytë për këtë vit e Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Por edhe kësaj here nuk kaluen pikat e rendit të dites, në të cilat përfshiheshin propozim-vendimi për miratimin dhe lanjen në dispozicion për diskutim publik të propozimit – planit rregullues të hollësishëm të lagjes “Mati 2”, “Sofali” dhe “Kodra e Trimave 1”.
Këto pika të rendit të dites qe 7 muej bojotohen nga blloku opozitar, që ma parë nuk i votuen me arsyetimin se ato vijnë nga Liburn Aliu, ndërsa tash me kërkesen për me marrë interpretim nga Ministria e Mjedisit.
E kundërshtimit të opozitës iu drejtue Kryetari i Prishtines, Shpend Ahmeti.
Për mos me vazhdue bllokada e Kuvendit, ai propozoi emnimin e Genc Bashotës drejtor të planifikimit, por as kjo nuk i mjaftoi opozitës.
Megjithatë kryetari i Prishtines nuk hoqi dorë. Ai vazhdoi me ia lexue opozites interpretimin e Ministrisë së Mjedisit dhe insistoi që këto pika me kalue.
Por pamvarësisht insistimeve të kryetarit, Sami Hamiti vazhdoi me i përsërit kërkesat e opozites dhe me kërcënue me mospjesmarrje në mbledhjet e ardhshme të Kuvendit.
Nuk vonoi shumë dhe salla filloi me u zbrazë nga asambleistët e grupeve opozitare.
PDK-LDK kërkuen gjithashtu edhe raportinn financiar dhe raportin e auditorit dhe planin e prokurimit.

Në këtë mbledhje për herë të parë u testue votimi elektronik.