LDK hap fushatën në Drenas, flasin kandidati për kryetar Bedri Nika dhe kryetari i LDK’s Isa Mustafa

LDK e nisi e para edhe zyrtarisht fushatën zgjedhore për kryetar të Drenasit.

Në Shtëpinë e Kulturës po merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës dhe njiherit kryetari i LDK’s Isa Mustafa. Kandidati Bedri Nika tha se në këtë komunë po vjen nji qeverisje siç i ka hije.

Simbas Nikës, banorët duen alternativa të reja që u munguen qe 17 vjet për shkak të qeverisjes së keqe. Drenasit i duhet ndryshim rrajësor, e që me qeverisjen e kryeministrit Mustafa Drenasi ka me u ba ma i sigurt.

Ndërsa, kryeministri Isa Mustafa tha se Qeveria e Kosovës ka m’i ndihmuue kësaj komune në pikëpamje ekonomike dhe infrastrukturore.

Mustafa tha se beson në programin e kandidatit të tij dhe LDK ka me i dhanë mbështetje të vazhdueshme.

Zgjedhjet për kryetar të Drenasit mbahen me 4 Dhetor, ndërsa KQZ’ja ka vendosë vetëm pesë ditë fushatë./KosovaPress/