LDK ja kallxon Shpendit edhe nji deshtim në Prishtinë!

Komuna e Prishtinës ka deshtue në mirëmbajtjen e sinjalizimit horizontal dhe vertikal të rrugëve, në parkingjet dhe hapësinat tjera publike.
Kështu ka konsiderue Grupi i Këshilltarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Komunën e Prishtinës, në nji konferencë për media.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’s në Kuvendin komunal Agim Gashi,  si deshtim të radhës të kryetarit Shpend Ahmeti, i ka përmend edhe rrugët e qytetit tue vnu theksin në pjesët rurale, ku simbas tij, këto rrugë nuk janë mirëmbajt të shejave rrugore që nga vitet 2012-2013.

 

Gashi tha se bazue në Ligjin për Sigurinë në Komunikacion, mos ofrimi i këtij shërbimi ngrit shkallën e rrezikshmënisë në rrugët tona si dhe pengon lëvizjen normale të kambësorëve dhe automjeteve.

Ai shtoi se Komuna e Prishtinës asht e obligueme me mirëmbajtë rrugët dhe hapësinat përkatëse gjatë plotë 24 orëve përgjatë 12 muejve të vitit.