LDK jep nji propozim për krijimin e Qeverisë

Derisa koalicioni LDK- AKR- Alternativa kanë përjashtue të formojnë koalicion me PDK- AAK- Nismën, edhe Lëvizja Vetëvendosje e përjashton nji koalicion të mundshëm me ta.

Mosarritja e koalicioneve për me formuar qeverinë, simbas analistëve ka me rezultue në zgjedhjet e reja apo në krijimin e nji qeverie teknike.

Krijimin e nji qeverie teknike derisa të formohen zgjedhjet e reja, e kërkon koalicioni LAA.

Kandidati për deputet nga radhët e LDK’s, Sadri Ferati, ka përsëritë se LDK’ja nuk ka me formue koalicion me PDK, mirëpo ata nuk përjashtojnë nji qeverisje teknike.

“Jo, nuk ka mundësi me ndodh diçka e tillë, koalicion LDK me PAN nuk ka me ba, përjashtojmë çdo mundësi. Përjashtojmë çdo mundësi të koalicionit, por jo mundësinë që me pasë nji qeverisje teknike kalimtare”, ka pohue Ferati për “Bota sot”.

Simbas Feratit, zgjedhjet duhen me ndodhë shpejt, por fillimisht duhet të shkohet me marrëveshje, pra me qeveri teknike.