LDK kerkon shkarkimin e menjihershem te ketij zavendeskryeministri

Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon shkarkimin e menjihershëm të zavendëskryeministrit, njiherit ministrit të Diasporës, Dardan Gashi, për gjuejtje me armë në odën e Fatmir Limajt, ku po festohej për lirimin e tij nga akuzat për korrupcion.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’s, Avdullah Hoti, në nji konferencë për media ka njoftue se GP i LDK’s ka dorëzue në Kuvend kërkesën për interpelancë të kryeministrit Ramush Haradinaj, lidhun me siç tha ai të qitjes me armë dhe sjelljen e pahijshme të zyrtarëve të naltë të Qeverisë, përkatësisht zavendëskryeministrit dhe ministrit të diasporës, Dardan Gashi.

‘Ne vlerësojmë se ajo sjellje bie ndesh me kodin penal të Republikës së Kosovës. Ne do të kërkojmë që Kuvendi i Kosovës të votojë për shkarkimin e menjëhershëm të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të diasporës, z Dardan Gashi’ tha Hoti.