LDK: Kjo deputete e VV’s pamundësoi anëtarësimin në UNESCO dhe tash po don me ndalue edhe liberalizimin!

Partia e Isa Mustafës po konsideron se me veprimet e saj, Albulena Haxhiu ka pengue Kosovën të anëtarësohet në UNESCO dhe ka pamundësue liberalizimin e vizave. Reagimi i LDK’s vjen mbasi Haxhiu tha se Isa Mustafa s’duhet me folë për Prishtinën, sepse e ka shkatërrue sa e ka qeverisë.

Komunikata e LDK:

“Albulena Haxhiu, e cila gjatë muajve të kaluar, me veprimet e rrezikshme dhe të turpshme, irritoi opinionin vendor, rajonal e ndërkombëtar. Ajo që me sjelljet e saj i tmerroi fëmijët e Kosovës dhe rrezikoi shëndetin e deputeteve dhe deputetëve të Kuvendit”, thuhet në reagimin e LDK-së.

Sipas partisë qeverisëse, Haxhiu “s’la gjë pa bërë për të quar shtetin drejt anarkisë, duke mos kursyer jetën e policëve, duke djegur institucione, shtëpi të banimit, makina familjare”.

“Ajo që me dhunën e skajshme ia pamundësoi Kosovës anëtarësimin në UNESCO dhe tash po bën çdo përpjekje për t’i lënë kosovarët pa liberalizim vizash.

Ajo që tentoi ta kontrabandojë burrin e saj, me të kaluar të dyshimtë inkriminuese, në ndërmarrjet komunale të Prishtinës, për përfitime materiale.

Personi që për të mbijetuar politikisht, nuk ka asnjë kufi moral, etik e politik.

Andaj, as dorëheqja nuk mund ta pastroj figurën e saj nga ‘bëmat’ e saj gjatë kësaj periudhe.

Ndërkaq, vet fakti që Shpend Ahmeti ka ardh në derexhe që ta mbroj Albulena Haxhiu është dëshmi e gjendjes së tmerrshme ku është zhytur ai”, thuhet në fund të reagimit të LDK.