LDK komenton vizitën e Mustafës te familja Rugova

Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës, konsideron tejet të natyrshëm takimin e sotëm të zhvilluem në mes Kryetarit të këtij subjekti partiak, Isa Mustafës te familja e ish-Presidentit Ibrahim Rugova.

Bajrami tha se ky takim nuk ka të baj asgja lidhun me posedimin e deputetëve të mjaftueshëm për formimin e Qeverisë apo për partneritet të mundshëm me ndonjanin nga subjektet tjera partiake në vend.

Tutje, Bajrami tha se nuk ka asnji deputet nga LAA apo Vetëvendosje, që ka me votue Kadri Veselin për kryeparlamentar e po ashtu për me votue formimin e Qeverisë Haradinaj.

”Asht zhvillim komplet i natyrshëm, për shkak të historikut të familjes Rugova. Të gjithë zyrtarët e partive kanë relacione të mira me familjen Rugova. Nuk mundet me u cilesue ndryshe përvec nji takim i natyrshëm”, u shpreh ajo, njofton Klan Kosova.