LDK kundër Presidentes për Komisionin e Demarkacionit

Vendimi i djeshëm i Presidentës Atifete Jahjaga, për krijimin e komisionit ndërkombëtar ad-hoc, për vlerësimin e procesit të Demarkacionit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi, mirëpritet nga Aleanca për Ardhmëninë e Kosovës, ani pse me dyshime.
Zadhanësi i kësaj partie, Muharrem Nitaj në nji deklaratë për Televizionin Rrokum tha se Aleanca ka disa paqartësi rreth Komisionit, e prandaj kërkon sqarime shtesë nga Presidentja.
Njajtë si Nitaj edhe deputeti i LDK’s që ishte shumë i zashëm rreth kontestimit të vijës kufitare me Malin e Zi, Shpejtim Bulliqi e ka mirëpritë këtë vendim të Presidentës. Por edhe ai ka dyshime.
Mirëpo Bulliqi nuk shpreson se ky Komision ka me ndërrue vendimin e maparshëm.

Ndërkohë burime të Televizionit Rrokum mbrenda LDK’s thonë se nji numër i konsiderueshm i deputetëve të kësaj partie nuk e ka mirëpritë këtë vendim të Presidentes, tue i kërkue Kyreministrit Mustafa që mos me pranue, por ai u asht përgjigjë atyne negativisht.