LDK: Ligji për Trepçën, meritë e Qeverisë Mustafa

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), miratimin e ligjit për Trepçën e ka vlerësue si nji sukses të kryetarit të këtij subjekti Isa Mustafa. Simbas saj, ligji për Trepçën, asht merita e radhës në listën e gjatë të të arritunave në mandatin e Qeverisë aktuale që udhëheqet nga Mustafa.

“Tue vlerësue kontributin e subjekteve politike që përkrahën miratimin e këtij Ligji në Kuvend, LDK konsideron se miratimi i tij dhe hapja e perspektivës zhvillimore të Trepçës asht edhe nji premtim i mbajtun nga Qeveria e Kosovës, e udhëhequn nga kryeministri Isa Mustafa.” thuhet në komunikatën e dërgueme për media.

Ma tej në komunikatë LDK thekson, “Tue pas parasysh randësinë ekonomike dhe vlerën e gjithanshme nacionale të Trepçës, LDK e vlerëson në veçanti faktin se Ligji përcakton qartë që resurset minerare janë pronë e Republikës së Kosovës dhe se prona e Trepçës asht dhe mbetet pronë e Kosovës.”