LDK mbledh Këshillin e Përgjithshëm. Votimi i msheftë zavendësohet me aklamacion!

Lidhja Demokratike e Kosovës ka thirr për nesër mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm.

Gazeta Blic ka sigurue pikat e rendit të ditës së kësaj mbledhje.

Në këtë mbledhje ka me u diskutue për proceset integruese dhe roli i LDK’s në këto procese.

Poashtu si pika të rendit të ditës janë propozue këto pika:

Orientimi programor i LDK’s.

Shqyrtimi i Propozimit të ndryshimeve dhe plotësimeve në Statutin e LDK’s.

Shqyrtimi i Propozimit të Raportit të Punës dhe atij Financiar ndërmjet Kuvendit të Shtatë dhe të Tetë të LDK-së si dhe Prezantimi i strategjisë së Komunikimit të LDK’s.

Simbas këtj dokumenti mbledhja ka me u mbajt tue fillue prej ores 16:00.

E si dihet tashma edhe zgjedhja e Isa Mustafës asht ba me aklamacion, në Kuvendin e fundit në kundërshtim me statutin e LDK’s.

 

ldkagjenda