LDK mbledhet nesër, kjo asht arsyeja

Lidhja Demokratike e Kosovës nesër ka me diskutue lidhun me vendimin e Kuvendit të Përgjithshëm të AKR, i cili autorizoi sot kryetarin e partisë, Behgjet Pacolli, që me gjetë zgjidhje për formimin e institucioneve jashtë koalicionit LAA.

Kështu ka thanë për KosovaPress nënkryetari i LDK’s, Haki Rugova, i cili njoftoi se LDK nesër ka me pasë nji mbledhje të kryesisë, me ç’rast ka me dalë edhe me qëndrim rreth vendimit të partnerit të koalicionit parazgjedhor, atij të AKR’s.

“Nesër kemi me mbajtë nji mbledhje të kryesisë ku kemi me diskutue lidhun me këtë çashtje. Përveç zgjedhjeve lokale, padyshim që temë e diskutimit ka me qenë edhe kjo”, tha Rugova.

Lexo edhe:

Kuvendi i AKR’s, autorizon Pacollin me kqyrë për ndonji koalicion tjetër (video)