LDK me dy kandidatë për Prizrenin?

Lidhje Demokratike e Kosovës (LDK) ka ba të ditun emnat e disa prej kandidatëve për kryetarë komunash në zgjedhjet lokale të 22 Tetorit.

Simbas asaj që asht ba e ditun nga kryesia e partisë, LDK ka me i rikandidue të gjithë kryetarët aktualë të komunave që po i udhëheq edhe për nji mandat katërvjeçar.

Por, duket se nji garë e fortë po bahet për qytetin e Prizrenit, ku synohet të rikthehet mbas nji dekade dominimi të PDK.

Të Premten, nji komunikatë nga Kryesia e Degës së LDK, ka kandidue Baxhakun për kryetar të Prizrenit.

Megjithtë, simbas burimeve të Telegrafit, LDK asht nda në dy taborre rreth kandidatit për kryetar të qytetit të lashtë.

Driton Selmanaj, që vjen prej Komunës së Suharekës dhe asht deputet aktual, po e sfidon ish-deputetin dhe njanin ndër personat ma të votuem të Prizrenit në zgjedhjet parlamentare të vitit 2014, doktorin Hatim Baxhaku.

Telegrafi mëson se kryesia qendrore e partisë po e mbështet Selmanajn, i cili në zgjedhjet e fundit parlamentare mori 35,280 vota, ndërsa pjesa ma e madhe e degës mbështet Baxhakun tue përfshi edhe kryetarin e degës, Haxhi Avdylin.