LDK në Zvicër: Isa Mustafa po ushtron dhunë fizike nëpërmjet paramilicëve!

Kryesia e Degës së LDK’s në Zvicër ka militantët dhe paramilicët e parapolitikës së Isa Mustafës në Zvicër, tashma po përdorin edhe dhunën fizike si mjet për me i realizue qellimet e tyne.

Ata kanë reague ndaj sulmit fizik që e bani Mustafë Behluli, kundër aktivistit shumëvjeçar të LDK’s, Nazmi Peci, i cili asht themelues i Degës së LDK’s në Zvicër.

Dega e LDK’s po ashtu ka shpreh habinë e saj edhe për faktin se përse kryesia e LDK’s në Prishtinë e heshtë rastin dhe nuk ndeshkon dhunën fizike që vet e ka ba si mjet për me i realizue qëllimet e veta antidemokratike.

Qe komunikata e plotë kryesisë së Degës së LDK’s në Zvicër:

Kryesia e Degës së LDK-së në Zvicër, shprehë indinjatën e saj për dhunën fizike që po e ushtrojnë grupet militante të Isa Mustafës, kundër veprimtarëve të Degës së LDK-së në Zvicër. Veçmas shpreh indinjatën e saj kundër sulmit fizik që e bëri Mustafë Behluli, më 10.09.2016, kundër aktivistit shumëvjeçar të LDK-së, Ing. Nazmi Peci, i cili është themelues i Degës së LDK-së në Zvicër, themelues i Fondit Humanitar Gjithëkombëtar, dhe kryetar i parë i Fondit të Trepërqindshit, të cilin më vonë, në vitin 1993, Isa Mustafa e ndëshkoi politikisht duke e shkarkuar publikisht – pafakte dhe pa asnjë arsyetim, nga posti i Kryetarit të këtij fondi. Militantët dhe paramilicët e parapolitikës së Isa Mustafës në Zvicër tashmë po përdorin edhe dhunën fizike si mjet për t’i realizuar qëllimet e tyre. Ata, me çdo kusht, duan që të sjellin në krye të Degës së LDK-së individë që gjithmonë kanë luftuar e kundërshtua r Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Viktima e paramilicëve parapolitik të Isa Mustafës, kësaj radhe Ing. Nazmi Peci, është edhe njëri nga 221 intelektualët kosovarë që përjetuan izolimin serb në vitin 1989,pikërisht në kohën kur Isa Mustafa shkëlqente nga puplat e pushtetit millosheviqian dhe zbatonte politikë e veprimtari kundërshqiptare. Nazmi Peci, bashkë me intelektualë të shumtë, përjetuan tortura çnjerëzore, por dinnitetshëm qëndruan duke u përballuar me atë dhunë dhe atë terror. Nazmi Peci edhe në fillim të viteve 80-ta ishte i burgosur për veprimtari të interesit kobëtar dhe të lirisë së Kosovës (edhe atëherë Isa Mustafa ishte vegël dhe zbatues praktik e lart i pozicionuar në shërbim të pushtuesit e të tradhtisë). Tashmë, Isa Mustafa, jo pa qëllim, ka drejtuar dhunën dhe terrorin fizik mbi ing. Nazmi Pecin. Këtë terror dhe dhunë ai po e zbaton përmes paramilicëve të parapolitikës së të tij të tipit Haki Latifi, Ajet Avdyli e Arif Baftiu, e disa të tjerë. Kjo kastë, duke mbledhur struktura të hershme të Isa Mustafës, po bëjnë çmos për të gjunjëzuar Degën e LDK-së në Zvicër.

Dega e LDK-së në Zvicër shpreh indinjatë edhe për këtë veprim dhe për këtë skenar ogurzi të cilit i prijnë Haki Latifi dhe Ajet Avdyli të cilët kanë angazhuar njerëz që kurrë më parë nuk janë parë në aktivitete e tyre në shërbim të LDK-së apo të Kosovës. Prandaj ne me habi pyesim: cili ishte misioni i Mustafë Belulit, nga fshati Gadime e Epërme në Kosovë me vendqëndrim në Grenchen të kantonit Solothurn, dhe vërtetë kush e ftoi atë në atë mbledhje, nëse jo vet Haki Latifi dhe Ajet Avdyli të cilët edhe ishin organizatorë të mbledhjes. Paramilici i parapolitikës – Mustafë Beluli, pa asnjë arsye, ushtroi dhunë fizike kundër Nazmi Pecit, këti veprimtari të çështjes së Kosovës, të LDK-së dhe diasporës shqiptare në Zvicër, i cili për më shumë se çerek shekulli nuk ka kursyer asgjë për Kosovën. Kjo dhunëj fizike, ky terror i egër dhe ky primitivizëm i skajshëm, është vetëm një nga skenarët e zi i c ili të klanit që e ka kapur LDK-në në Prishtinë dhe që ka për qëllim ndëshkimin e veprimtarëve të diasporës të cilët nuk u pajtuan e as nuk pajtohen me veprimet uzurpuese, jodemokratike e shkatërrimtare të klanit tashmë të kriminalizuar tërësisht.
Pse Haki Latifi vepron kështu – pabesisht e tradhtisht, kur ai vet kishte kërkuar që ne të shkonim në takim dhe t’ua sqaronim militantëve të tij përpjekjet për përafrim të mendimeve në drejtim të tejkalimit të krizës në Degën e LDK-së në Zvicër. Tashmë shihet se ai fton në takime të tilla në njërën anë dhe bëhet kaq besëthyes në anën tjetër, sepse delegacioni i degës ishte i ftuar nga ai dhe ishte në shtëpinë e tyre. Lëndimi i mysafirit edhe me kodet dhe zakonet tona është i papranueshëm, dhe aq më keq pse Haki Latifi, Ajet Avdyli, Arif Baftiu dhe të pranishmit tjerë, pasi e kryen misionin, u larguan pa shprehur keqardhje dhe pa e pritur policinë e cila e protokolloi rasti. Madje, Haki Latifi, nuk u turpërua që mospërfillshëm t’ia kthente shpinën mikut dhe bashkëveprimtarit të tij shumëvjeçare Nazmi Pecit, të cilin e lënduan njerëzit e tij.

Dega e LDK-së shpreh habinë e saj edhe për faktin se përse Kryesia e LDK-së në Prishtinë e heshtë rastin dhe nuk ndëshkon dhunën fizike që vet e ka bërë si mjet për t’i realizuar qëllimet e veta antidemokratike?! Po ashtu, Dega e LDK-së në Zvicër, shpreh indinjatën e saj se si ka mundësi e të mos reagojnë as misionaret e Isa Mustafës të cilët vinin në Zvicër për t’i përforcuar grupet radikale dhe bënin selfie me huliganin Mustafë Behluli, i njohur për arrogancë e dhunshme të tij dhe servilizmin e pa fund në mbrojte të shefit të tij.

Pavarësisht nga këto metoda të dhunës të cilat pushteti i Isa Mustafës i ka instaluar edhe ë Kosovë, pavarësisht nga këta skenarë dhune e terrori, e që synojnë për të shtypur demokracinë dhe mendimin ndryshe,LDK-ja në Zvicër do t’i sfidojë dhe do t’i përballojë edhe këto forma të dhunës për të cilat ka alarmuar prej kohesh.

Dega e LDK-së në Zvicër apelon tek kryesia qendrore e LDK-së në Prishtinë, tek emisarët e Isa Mustafës që ishin në Zvicër, tek komisioni i caktuar për të organizuar e mbajtur një Kuvend të dhunshëm e me diktat, që të ndërprein dhunën fizike dhe politike dhe publikisht të distancohet nga këto veprime duke dënuar ashpër dhunën e përdorur më 10.09.2016, në Langendorf kundër Delegacionit të Degës së LDK-së në Zvicër të cilët ishin në takim të ftuar personalisht nga Haki Latifi, i cili tashmë e mban përgjegjësinë për sulmet fizike kundër Nazmi Pecit. Kjo nuk është dhunë vetëm kundër Nazmi Pecit, këti veprimtari të devotshëm e të dëshmuar, por kjo dhunë bie mbi tërë Degën e LDK-së në Zvicër si dhe mbi proceset si tërësi. Këto metoda të inskenimit i takojnë një periudhe që tashmë ka perënduar, por që Isa Mustaf me klanin e ka sjellë dhe instaluar brënda në LDK në Kosovë dhe tani, përmes misionarëve të të tyre paramilicë të parapolitikës, i barti edhe në Degën e LDK-së në Zvicër.

Dega e LDK-së në Zvicër apelon tek prokurori i shtetit, prokurori i EULEX, tek prokurori i Gjykatës Speciale dhe tek instancat tjera të gjyqësisë për t’a shqyrtuar me përparësi dhe shumë urgjentisht këtë rast si dhe për të hetuar e ndëshkuar prodhuesit e dhunës dhe të ngulfatjes së procesit e sistemit demokratik në LDK, që po zbatohet nga klani që e ka kapur LDK-në dhe tërë sistemin në Kosovë.

Dega e LDK-së në Zvicër apelon tek faktori ndërkombëtar në Kosovë që të mos rrijë indiferent ndaj instalimit të dhunës dhe radikalizmit brenda LDK-së si në Kosovë e që tani Isa Mustafa e barti edhe në diasporë.